Përgatitjet kanë përfunduar: Juventus transferon yllin e Serie A për 45 milionë euro!

Ka javë që po bëhen gati për një transferim të tillë dhe tashmë Juventusi është gati të japë goditjen e fundit. Biankonerët kanë bërë gati një ofertë prej 45 milionë eurosh në drejtim të Romës për shërbimet e Nicolo Zaniolos.

23 vjeçari nuk dëshiron largimin nga Olimpico mirëpo kërkesa e tij për një pagë më të lartë nuk i ka lënë zgjidhje tjetër Giallorossëve përveç se të shikojnë mundësitë për shitjen e tij këtë verë.

Kontrata e tij aktuale skadon në 2024 por 45 milionë eurot e Zonjës së Vjetër priten ti ndërrojnë mendjen skuadrës së Jose Mourinhos.

Calciomercato ka pohuar zërat që Juventus është gati ti shkojë deri në fund negociatave për ta bërë për vete yllin e kombëtares italiane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here