E bën në brekë: Ylli i Milanit arrestohet gabimisht (VIDEO)

Një fatkeqësi për mesfushorin e Milanit, Tiémoué Bakayoko, dje në Milano, në zonën “Porta Garibaldi”.

Mesfushori kuqezi në fakt u ndalua në një postbllok nga policia, u detyrua të dilte nga makina me armë drejtuar atij dhe u kontrollua imtësisht.

Pas disa sekondash, megjithatë, agjentët në detyrë kuptuan se kishin bërë një gabim dhe konstatuan identitetin e gabuar, ndaj i kërkuan falje lojtarit. Fakti, megjithatë, është konfirmuar me video nga disa shoferë të pranishëm dhe të ndaluar në radhë para postbllokut të policisë.

Kjo video, padyshim që ka bërë “namin” në internet, duke shkaktuar reagime dhe polemika të forta.

Bakayoko, në pronësi të Chelsea, ka pasur disa periudha huazimi: dy herë me Monaco, ndërsa ka kaluar gjithashtu një herë nga Napoli. Po kështu, dy periudha huazimi i ka kaluar me Milanin.

Ai ishte pjesë e kuqezinjve në sezonin e kaluar, u shpall kampion i Italisë me ta. Megjithatë, për shkak se luajti vetëm 493 minuta, “Djalli” po mendon ta shkurtojë huazimin e tij 2-vjeçar.

&nbsp

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here