Surprizë për Piolin: Maldini transferon në San Siro yllin e Barcelonës!

Milan po përgatitet për një transferim që do i shërbejë si përforcim në Champions League nga skuadra e Barcelonës. Milan shumë shpejt pritet të zyrtarizojë edhe blerjen e De Ketalaere nga Club Bruge.

Tashmë Maldini i ka vënë syrin futbollistit të Barcelonës, Miralem Pjanic i cili pas rikthimit nga huazimi tek Beshiktash nuk bën pjesë në planet e Xavit.

Fichajes bën të ditur se mes palëve po përgatitet një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje nga Milani gjatë verës së ardhshme.

Një lehtësim tjetër për Rossonerët është se katalanasit në rast të arritjes së ndonjë marrëveshje kanë shprehur gatishmërinë për ta paguar gjysmën e pagës së boshnjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here