Mungon vetëm firma e lojtarit, Frattesi tek gjiganti italian!

Davide Frattesi vazhdon të mbetet njëri prej mesfushorëve më të kërkuar në Serie A. Talenti i Sassuolos i ka ditët e numëruara tek kjo skuadër pasi gjatë ditës së sotme pritet të mbahet një takim mes përfaqësuesve të kësaj skuadre dhe Romës.

Roma tashmë ka arritur marrëveshje personale me futbollistin dhe problemi i vetëm qëndron tek kërkesat e larta të Sassuolos për të përfituar maksimalisht nga shitja e tij.

Kryeqytetasit zotërojnë 30% të kartonit të tij ndërkohë që Sassuolo e vlerëson atë me 30 milionë euro, shifër kjo tepër e lartë për Giallorossët.

Roma deri më tani ka ofruar 17.5 milionë euro dhe shërbimet e të riut Cristian Volpato përderisa Sassuolo akoma po insiston për disa milionë më shumë.

Calciomercato ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbahet një mbledhje ku mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here