Juventus padyshim që është duke sunduar në merkaton italiane dhe pas blerjes së Gleison Bremer nuk e ka ndërmend që të ndalet dhe po synon së paku edhe 2 përforcime të reja.
Në dispozicion të Biankonerëve janë diku rreth 98 milionë euro të tjera dhe fokusi i drejtuesve të skuadrës momentalisht është fokusuar në vetëm 2 emra.
Massimiliano Allegri është duke shtyrë përpara që nën urdhërat e tij për sezonin e ri të ketë edhe Nicolo Zaniolon të Romës por edhe të blejnë përfundimisht kartonin e Alvaro Moratas i cili është nën pronësinë e Atletico Madrid.
Përveç kësaj dyshe në listë të Zonjës së Vjetër është edhe Leandro Paredes i PSG i cili po kërkon një aventurë në Serie A ku deri më tani në garë ishte vetëm Interi.