Nuk mbaron vetëm me Bremer: Juventus transferon një tjetër objektiv të Inter!

Juventus vazhdon sulmin në merkato edhe pse tashmë ka siguruar shërbimet e Gleison Bremer por nuk e ka ndërmend që të ndalet me kaq. Shumë pak kohë ju desh Biankonerëve për të gjetur pasuesin e Matthijs de Ligt.

Tashmë Zonja e Vjetër po bëhet gati për një tjetër ndërhyrje në mbrojtje që gjithashtu do ta prekë përsëri edhe Interin.

Beppe Marotta kishte shfaqur interesim të shtuar për të arritur një marrëveshje për transferimin e Nikola Milenkovic nga Fiorentina, emër ky që tani ka përfunduar në radarët e Juventusit.

Tuttosport bën të ditur se emri i Milenkovic është i preferuar tek Biankonerët dhe një opsion më i lirë se ai i Gabriel të Arsenal.

Ky transferim nëse arrihet nga Juventus do të ishte një poshtërim tjetër për Neroazzurët të cilët u mposhtën për Gleison Bremer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here