Arrivabene gjunjëzon Marottan: Pas Bremer, Juventus ia rrëmben Interit edhe një tjetër yll!

Pas Bremer, Juventus ia rrëmben edhe një tjetër transferim Interit.

Gleison Bremer është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pas transferimit të tij te Juventusi.

Braziliani ishte i lidhur për një kohë të gjatë me Interin dhe transferimi i tij në Meazza konsiderohej vetëm çështje kohe.

Por pas largimit të De Ligt, Juventus arriti që tia rrëmbejë brazilianin Interit dhe tani Biankonerët kanë piketuar edhe një tjetër përforcim.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon tani transferimin e Nikola Milenkovic nga Fiorentina.

Milenkovic është objektivi kryesorë i Interit pas dështimit për ta transferuar Bremer, por Biankonerët do të ofrojnë më tepër para  për të siguruar shërbimet mbrojtësit serb.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here