Marotta ka gati super goditjen!
Inter është njëra nga skuadrat më aktive gjatë këtij afati kalimtar duke siguruar katër përforcime.
Neroaxurët kanë siguruar shërbimet e Lukakut, Asllanit, Onanas dhe Mkhitaryan, ndërsa Marotta ka piketuar edhe një tjetër super përforcim.
Mediat gjermane, shkruajnë se Marotta ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram.
Francezit i skadon kontrata me Borussian vitin e ardhshëm dhe Marotta e sheh atë si pasardhësin ideal të Lukakut ose Lautaros.
Inter do të duhet të heq dorë verën e ardhshme prej njërit nga dyshja Lukaku-Lautaro dhe Marotta e sheh Thuram si pasardhësin ideal.
Thuram sezonin e kaluar shënoi 23 gola dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve europian, por sipas mediave gjermane Marotta tashmë ka marrëveshje verbale me francezin.
25-vjeçari do ti bashkohet Neroaxurëve verën e ardhshme me parametra zero, një tjetër super transferimin nga Marotta.