Belotti lë Torinon por jo edhe Serie A, pranë transferimit tek gjiganti italian!

Andrea Belotti është larguar nga skuadra e Torinos dhe tashmë është një futbollist i lirë.

Sulmuesi italian aktualisht ka mbetur pa klub mirëpo ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar dhe nuk po dijnë të ndalen. La Gazzetta dello Sport shkruan se për të interesim në Itali kanë shfaqur skuadrat e Juventusit dhe Romës.

Të dy palët e shohin italianin si një emër të rëndësishëm për sulmin e tyre pasi te Giallorossët ai do zëvëndësonte Tommy Abraham ndërsa tek Juventus Dusan Vlahovic.

Por për futbollistin e përfaqësueses italiane ofertat nuk janë vetëm nga Apeninet pasi ka skuadra të interesuara nga Anglia dhe Franca gjithashtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here