Bombë: Milan transferon yllin e Atletico Madrid

Goditje surprizë, Rosonerët për shopping në Madrid!

Milan është më pak aktiv në merkato në karahasim me Juventusin dhe Interin, por sipas raportimeve të fundit Rosonët kanë gati disa goditje.

Maldini dhe Massara janë në kërkim të zëvendësuesit të Kessie dhe Sanches është objektivi kryesorë i Rosonerëve për disa muaj me rradhë.

Edhe pse dukej se Sanches ishte me një këmbë në San Siro, portugezi ka vendosur ta vazhdojë karrirën te PSG dhe Milan ka kthyer vëmendjen kah alternativa të tjera.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Saul Niguez nga Atletico Madrid.

Saul nuk bën pjesë në planet e Simeones dhe Rosonerët e shohin spanjollin si pasardhësin e duhur të Kessie.

Milan synon huazimin e spanjollit me opsion blerjeje dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here