Lajm bombastik nga Italia, Leroy Sane transferohet në Serie A.
Sulmuesi i Bayernit, Leroy Sane mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane.
Sane ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026, por është i hapur për sfida të reja.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Sanes gjatë këtij afati kalimtar.
Biankonerët janë lodhur nga bisedimet me Romën për transferimin e Zaniolos dhe kanë kthyer vëmendjen kah Sane.
Zonja e Vjetër ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Bavarezët pas transferimit të De Ligt dhe besojnë se marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.
Për kartonin e Sane, Agnelli është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro, shifër të cilën Bayerni pritet ta pranojë.