Bombë: Memphis Depay transferohet te gjiganti italian

Memphis Depay bën gati valixhet, holandezi drejt transferimit në Serie A.

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay është drejt largimit nga Camp Nou pas vetëm një sezoni me fanellën e Blaugranëve.

Depay ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës sezonin e kaluar me 13 gola të realizuar në 37 ndeshje të luajtura.

Edhe përkundër lojës së mirë që ka shfaqur, Depay pritet të largohet nga Barcelona pas prurjeve të shumta në vijën e sulmit.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Depay gjatë këtij afati kalimtar.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe e shohin Depay si goditjen ideale.

Juventus ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe për Depay Biankonerët do të paguajnë 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here