Marrëveshja është arritur: Simeone transferohet te gjiganti italian

Punë e kryer, Giovanni Simeone bën transferimin e karrierës.

Sulmuesi argjentinas, Giovanni Simeone iu bashkua edhe zyrtarisht Veronës për 10 milionë euro.

Verona vendosi ta blejë kartonin e Simeones nga Cagliari pas një sezoni të suksesshëm si futbollist i huazuar.

Por 27-vjeçari nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Marcantonio Stadium, pasiqë ka arritur marrëveshje për tu transferuar te gjiganti italian.

Calcio Mercato, shkruan se Napoli dhe Verona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Simeones.

Napoletanët do të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e  sulmuesit argjentinas, ndërsa Simeone do ta zërë te Napoli vendin e lënë bosh nga Mertens.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here