Oferta prej 115 milionë eurove ka arritur: Dy yjet e Interit largohen nga Meazza!

Oferta stratosferike ka arritur, Inter gati të heq dorë nga dy yjet e skuadrës.

Janë ditët e Milan Skriniar tek Inter-i. Siç ka bërë të ditur Calciomercato.it, vazhdojnë kontaktet me PSG, por nuk ka asnjë takim në program.

Kërkesa e zikaltërve nuk ka ndryshuar, dhe është 70 milionë euro për mbrojtësin sllovak. “Kemi për detyrë të ndërtojmë një skuadër konkurruese dhe të kujdesimi për ekuilibrin ekonomiko-financiar.

“Skriniar është një lojtar shumë i fortë, absolutisht. Nuk duhet të nxirret domosdoshmërish në merkato. Kemi patur disa oferta në javët e kaluara, por gjithçka do të vlerësohet tani.

“Është pjesë e procesit, tifozët duhet të jenë të qetë sepse skuadra do të jetë gjithmonë e fortë në respekt të besimit që na kanë dhënë”, ka thënë pak ditë më parë Marotta.

Megjithatë, para një oferte prej 70 milionë eurosh, klubi zikaltër nuk do të mund t’i thotë jo Paris Saint-Germain-it ose pretendentëve të tjerë. Si Chelsea i Tuchel.

Ka akoma një distancë ekonomike mes Inter-it dhe PSG-së për Skriniar. Por jo vetëm parisienët: siç ka bërë të ditur Tuttosport, në fakt, për qendërmbrojtësin mund të vihet në lëvizje edhe klubi i Premier League.

Dhe përveç sllovakut, Blues duket se kanë vënë në shënjestër edhe Denzel Dumfries për krahun e djathtë: mbrojtësi holandez i krahut mund të largohet për 45 milionë euro.

Dy lojtarë që trajneri Simone Inzaghi do t’i donte në ekip edhe për këtë sezon dhe që nuk do të ishte aspak i lumtur që t’i humbte. Do të shohim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here