Dumfries bën gati valixhet: Inter ka gjetur zëvendësuesin e tij

Dumfries drejt largimit, Marotta ka gjetur pasardhësin e holandezit.

Denzel Dumfries është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë drejtuesit e Interit janë të hapur për shitjen e tij.

Edhe pse në fillim nuk planifikonin që ta shesin, drejtuesit e Interit janë të detyruar ta sakrifikojnë holandezin, pasiqë Skriniar sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë në Meazza.

Interesim për Dumfries kanë shfaqur Manchester United dhe Chelsea, ndërsa Inter i ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurove.

Dumfries sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza gjatë kësaj vere, ndërsa Marotta ka gjetur tashmë pasardhësin e tij, shkruajnë mediat italiane.

Calcio Mercato, shkruan se Marotta synon transferimin e Hector Bellerin nga Arsenali.

Bellerin nuk bën pjesë në planet e Artetas dhe Topçinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet me parametra zero edhe pse ka kontratë deri në vitin 2023.

Spanjolli ishte i huazuar te Betisi, por klubi spanjoll nuk do ta blej kartonin e tij dhe Marotta synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Bellerin është i gatshëm të ul pagën e tij për t’iu bashkuar Neroaxurëve, shkruan Calcio Mercato.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here