Filip Kostic në Serie A!
Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Filip Kostic karrierën do ta vazhdojë në Itali pas suksesit në Europa League me skuadrën gjermane.
Kostic e përfundoi sezonin me 7 gola dhe 15 asistime në 43 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Frankfurtin i skadon vitin e ardhshëm.
Sulmuesi serb ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Serie A dhe sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, gjiganti italian ka riaktivizuar interesimin për të.
Calcio Mercato, shkruan se Interi synon transferimin e Kostic, pasiqë Gosens nuk është në nivelin e duhur dhe Inzaghi e dëshiron edhe një tjetër opsion për krahun e majtë.
Për kartonin e Kostic, Inter do të duhet të paguaj 10 milionë euro, shifër të cilën Zhang është i gatshëm tia ofrojë Eintrachtit.