Gati shkëmbimi i verës, Merih Demiral te gjiganti italian.
Qendërmbrojtësi turk, Merih Demiral mund të largohet nga Atalanta gjatë kësaj vere falë një super shkëmbimi.
Atalanta e bleu kartonin e tij nga Juventusi për 20 milionë euro, por drejtuesit nga Bergamo janë të gatshëm ta sakrifikojnë 24-vjeçarin për yllin e Interit.
La Dea synon transferimin e Andrea Pinamontit nga Interi dhe janë të gatshëm tia ofrojnë në këmbim kartonin e Merih Demiral.
Pinamonti shkëlqeu në huazim te Empoli duke realizuar 13 gola dhe 2 asistime sezonin e kaluar.
Te Inter janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Demiral do të ishte një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes, duke pasur parasysh faktin se Neroaxurët janë të detyruar ta shesin Skriniar.