E bujshme: Eric Garcia transferohet te gjiganti italian

Goditje surprizë, Eric Garcia në Serie A!

Qendërmbrojtësi spanjol, Eric Garcia mund të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni në Camp Nou.

Garcia u rikthye te Barcelona verën e kaluar pas aventurës me Cityn, por me prurjet e shumta në skuadër, 21-vjeçari ka rënë në plan të dytë.

Barcelona ka transferuar dyshen Kounde-Christensen në mbrojtje dhe Garcia do ta ketë të vështirë të fitojë shumë minuta.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.

Edhe përkundër transferimit të Bremer, Biankonerët synojnë transferimin edhe të një qendërmbrojtësi dhe e kanë piketuar Garcian si përforcimin ideal.

Zonja e Vjetër ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Blaugranët dhe transferimi i Garcias do t’i kushtonte 15-20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here