Rosonerët për shopping në Goodison Park.
Milan ka siguruar goditjen e dytë në merkato duke transferuar Charles De Ketelaere, i cili ka zbarkuar sot në Milano për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur me Rosonerët.
Mirëpo nuk mbaron me kaq, pasiqë Maldini dhe Massara po punojnë edhe për dy përforcime të reja.
Kampionët e Italisë, në fakt, punojnë për të siguruar një mbrojtës, me Tanganga, N’dicka dhe Diallo që janë emrat e preferuar nga klubi milanez.
Përveç mbrojtjes, Maldini dhe Massara po punojnë edhe për të përforcuar mesfushën. Dhe emri i Renato Sanches nuk ka dalë në asnjë moment nga radarët e kuqezinjve.
Milan vazhdon të jetë shumë i interesuar për futbollistin portugez, por Sanches është në pritje të PSG dhe Rosonerët kanë piketuar alternativa të tjera.
Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e mesfushorit të Everton, Allan, në rast se nuk sigurojnë shërbimet e Sanches.
Ish mesfushori i Napolit ka kontratë me Evertonin deri në 2023 dhe Milan mund ta transferojë brazilianin për vetëm 10 milionë euro.