Milan mposht Juventusin dhe Liverpoolin në garën për super sulmuesin

Një tjetër kryevepër nga Maldini, Milan siguron shërbimet e super sulmuesit.

Milan ka zyrtarizuar dje transferimin e Charles De Ketelaere, i cili firmosi kontratë pesë vjeçare me Rosonerët dhe njëkohësisht u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Por përveç De Ketelaere, Milan dje ka siguruar shërbimet e sulmuesit italian Tommaso Mancini.  Milan do të paguaj 3 milionë euro për sulmuesin 18-vjeçar i cili konsiderohet si Ibrahimovici i ri.

Mancini iu bashkua Milanit nga skuadra e Serie B, Vincenza. 18-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje sezonin e kaluar me Vincenzan duke realizuar 10 gola dhe kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së gjigantëve europian.

Interesim për Mancinin kanë shfaqur Juventus dhe Liverpool, madje italiani ishte shumë pranë transferimit në Anfield Road, por familja e tij ka insistuar që të qëndrojë në Itali dhe nga kjo ka përfituar Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here