Rosonerët nuk kanë të ndalur!
Milan ka siguruar dy goditje gjatë këtij afati kalimtar duke transferuar Divock Origin dhe Charles De Ketelaere.
Por nuk mbaron me kaq dhe dyshja Maldini-Massara po punojnë për përforcimin e rradhës.
E përditshmja spanjolle AS, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan nuk ka hequr dorë nga transferimi i Marco Asensios nga Reali.
Asensio është në shënjestrën e Rosonerëve për një kohë të gjatë dhe sipas AS, Milan po përgatit sulmin përfundimtar për spanjollin.
26-vjeçarit i skadon kontrata me Realin sezonin e ardhshëm dhe Los Blancos janë të gatshëm ta lënë të lirë për 15-20 milionë euro.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Asensio sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Milanit këtë afat kalimtar.