Mourinho synon Scudetton: Roma transferon yllin e La Ligas

Special One ka goditjen e rradhës.

Roma është padyshim mbreti i merkatos në Itali. Giallorosët kanë siguruar shërbimet e Dybalas, Celik, Matic, Svilar dhe Wijnaldum, ndërsa së shpejti pritet edhe afrimi i Andrea Belottit.

Por Mourinho nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Special One ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e mbrojtësit të Real Betis, Marc Bartra, shkruajnë mediat spanjolle.

Portali i njohur spanjoll Fichajes, shkruan se Bartra është i joshur nga ideja për tu transferuar te Roma dhe se ka refuzuar rinovimin me Betisin.

Bartras i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit spanjoll janë të detyruar ta lënë të lirë.

Fichajes, shkruan se transferimi i Bartras do t’i kushtonte Romës 6-7 milionë euro, shifër aspak problematike për Giallorosët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here