Inter dhe Tottenham shkëmbejnë yjet e tyre!
Që nga emërimi i Contes si trajner i Tottenham shumë futbollistë të Serie A janë në shënjestrën e Spurs.
Conte transferoi te Tottenham dyshen e Juventusi Bentancur-Kulusevski, ndërsa tani kërkon transferimin e Zaniolos.
Sipas raportimeve të fundit, një emër i ri ka përfunduar në shënjestrën e Conte dhe bëhet fjalë për yllin e Interit, Hakan Calhanoglu.
Calhanoglu pëlqehet shumë nga Conte dhe Paratici është i gatshëm tia ofrojë Interit kartonin e Lo Celsos dhe 10 milionë euro.
Neroaxurët e vlerësojnë Calhanoglun 40 milionë euro dhe nga Tottenham kërkojnë 20 milionë euro në para dhe kartonin e Lo Celsos për ta lënë të lirë turkun.