Bombë: Raphael Varane transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Spanja, Raphael Varane largohet nga Manchester United.

Qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane nuk e ka nisur mirë aventurën e tij te Manchester United.

Që nga largimi i tij nga Reali, Varane nuk po arrin të ambientohet në Old Trafford dhe këtë sezon ka rënë në plan të dytë te Djajtë e Kuq.

Varane nuk është i kënaqur me situatën e krijuar dhe ia ka kërkuar agjentit të tij që ti gjejë skuadër të re.

Largimi i tij nga Old Trafford këtë afat kalimtar është i pamundur, por në janar Varane sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Djajtë e Kuq.

Drejtuesit e United janë të hapur për shitjen e tij, ndërsa portali i njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Varane mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas Todo Fichajes, nga kjo situatë e krijuar te United kërkon të përfitojë Jose Mourinho dhe Special One ia ka kërkuar Friedkin transferimin e Varane në merakton e janarit.

Varane ishte pikërisht zbulim i Mourinhos te Reali dhe do të dëshironte që të luaj përsëri nën urdhërat e Special One.

United e bleu francezin nga Reali për 40 milionë euro, ndërsa Roma është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e francezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here