Nuk bën pjesë në planet e Tuchel, Christian Pulisic drejt transferimit në Itali.
Sulmuesi i Chelsea, Christian Pulisic sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge.
Daily Mail, shkruan se 23-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Tuchel dhe drejtuesit e Chelsea janë të hapur për shitjen ose huazimin e tij.
Pulisic preferon kalimin në Serie A, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Juventus dhe Milan.
Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsea dhe dëshirojnë huazimin e sulmuesit amerikan.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Pulisic sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Serie A.