Bombë: Manchester United transferon yllin e Realit për 60 milionë euro

Me Cristiano Ronaldon që vazhdon të kërkojë largimin dhe dy humbje radhazi, Manchester United po kërkon përforcime që të ndryshojë fytyrën e një fillimi makthi të sezonit.

Përveç një ose dy sulmuesve, veçanërisht nëse CR7 do të largohet, duhet një pikë e fortë për mesfushën e trajnerit të ri Erik Ten Hag.

Ai mund të vijë nga Spanja. Sipas Marca, në fakt, drejtuesit e Djajve të Kuq janë në Madrid dhe ndër objektivat për të cilët po punojnë është Casemiro, mesfushori brazilian i Real Madridit, të cilin e mendojnë si një përforcim të mundshëm.

Marca, shkruan se te Reali asnjë futbollist nuk i shpëton rregullave të tregut dhe Los Blancos janë të gatshëm ta lënë të lirë brazilianin për 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here