Bombë: Ndicka transferohet në Serie A, por jo te Milani

Evan Ndicka në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.

Qendërmbrojtësi anglez, Evan Ndicka sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Eintracht Frankfurt këtë afat kalimtar, pasiqë i skadon kontrata verën e ardhshme.

Ndicka është i lidhur me një transferim te Milani, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për anglezin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se në garë për Ndicka është përfshirë edhe Roma.

Giallorosët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Mourinho e ka piketuar 22-vjeçarin si përforcimin ideal.

Për ta mposhtur Milanin, Roma është e gatshme të ofrojë 18-20 milionë euro për Ndickan.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here