Mourinho nuk ka të ndalur: Roma transferon yllin e Juventusit

Giallorosët për shopping te Zonja e Vjetër.

Roma është padyshim mbreti i merkatos në Itali. Giallorosët kanë siguruar shërbimet e Dybalas, Celik, Matic, Svilar dhe Wijnaldum, ndërsa së shpejti pritet edhe afrimi i Andrea Belottit.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Roma synon transferimin e yllit të Juventusit, shkruan Tuttosport.

Tuttosport, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Giallorosët synojnë transferimin e Denis Zakaria nga Juventusi.

Biankonerët janë të gatshëm ta sakrifikojnë një futbollist dhe zgjedhja ka rënë te Denis Zakaria, pasiqë Rabiot dhe Arthur nuk po largohen nga klubi.

Edhe pse Zakaria është i preferuari i Allegrit, drejtuesit janë të detyruar ta shesin atë.

Tuttosport, shkruan se Roma synon të përfitojë nga kjo situatë dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here