Marotta përsëri për shopping në Stamford Bridge.
Inter dhe Chelsea njihen për marrëdhëniet e tyre të mira pas transferimit të Romelu Lukakut.
Blutë e Londrës e blenë verën e kaluar Lukakun nga Neroaxurët për 115 milionë euro, ndërsa belgu u rikthye këtë verë në Meazza në formë huazimi.
Mediat italiane shkruajnë se Inter synon një tjetër goditje nga Chelsea dhe se bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Bluve, Trevor Chalobah.
Mbrojtësi 23-vjeçarë është 1.90 i gjatë, ka luajtur dy ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar në Francë te Llorient.
Inter do të tentojë huazimin e tij me opsion blerjeje dhe bisedimet me Chelsea pritet të fillojnë së shpejti.