Shkëmbim spektakolar: Dzeko në Old Trafford, ylli i United te Interi

Inter dhe Manchester United kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Kanë mbetur më pak se 10 ditë nga përfundimi i merkatos, por te Interi mund të ketë ndryshim.

Manchester United do të tentojë lëvizjen e fundit në merkato duke transferuar Edin Dzekon nga Interi.

Edin Dzeko ka përfunduar në shënjestrën e Djajve të Kuq dhe mund të largohet nga Meazza në fund të këtij afati kalimtar.

Me transferimin e Lukakut, Dzeko ka rënë në plan të dytë dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë United.

Djajtë e Kuq synojnë transferimin e Dzekos duke ia ofruar Interit kartonin e Anthony Martial në formë huazimi dhe duke e paguar një pjesë të pagës së tij.

Mbetet ta shohim nëse Neroaxurët do ta pranojnë ofertën e United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here