Bombë: Adrien Rabiot transferohet te rivalët e Juventusit

Adrien Rabiot largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Mesfushori francez, Adrien Rabiot është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë këtij afati kalimtar.

Rabiot nuk bën pjesë në planet e Allegrit dhe Zonja e Vjetër po tenton ta shes francezin, por ende pa sukses.

27-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te United, por në fund operacioni dështoi, ndërsa sipas raportimeve të fundit karrierën mund ta vazhdojë tek rivalët e Juventusit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus ia ka ofruar kartonin e Rabiot Romës, pas lëndimit të Wijnaldum.

Giallorosët nuk e kanë refuzuar ofertën e Juventusit dhe bisedimet do të fillojnë brenda javës për të gjetur një formulë të përbashkët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here