Bisedimet kanë filluar: Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A!

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i përfolur këtë merkato, pasiqë dëshiron largimin nga Manchester United dhe portugezi është lidhur me disa klube.

Chelsea, Barcelona, Bayerni Mynihut, Atletico Madrid dhe Roma janë skuadrat me të cilat ishte i lidhur portugezi, por të gjitha ia kanë mbyllur derën 37-vjeçarit.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka nisur bisedimet me Napolin për transferimin e portugezit në Maradona Stadium.

Ronaldo dëshiron që me çdo kusht të luaj në Champions League dhe është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here