Roma nuk ka të ndalur: Pas Belottit, Giallorosët transferojnë yllin 30 milionësh

Giallorosët kanë gati goditjen e rradhës në merkato.

Roma mbrëmë barazoi me Juventusin në transfertë me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.

Giallorosët sot zyrtarizuan transferimin e Andrea Belottit, i cili iu bashkua Ujkonjës me parametra zero.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se merkato për Romën nuk mbaron me transferimin e Belottit.

Jose Mourinho ia ka kërkuar transferimin e një tjetër mesfushori pas lëndimit të Wijnaldum dhe Tiago Pinto e ka gjetur atë te Atletico Madrid.

Portali spanjoll për transferime Fichajes, shkruan se Roma ka nisur sulmin për transfeirmin e Saul Niguez.

Saul nuk bën pjesë në planet e Simeones dhe Madrilenët janë të hapur për huazimin e tij.

Roma do ta huazojë spanjollin me opsion blerjeje dhe marrëveshja pritet të finalizohet ditët në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here