Milan nuk ka të ndalur: Pas Thiaw, Rosonerët transferojnë yllin e La Liga-s

Rosonerët nuk kanë të ndalur!

Milan është mjaftë aktiv në ditët e fundit të merkatos. Rosonerët mbrëmë zyrtarizuan transferimin e Malick Thiaw nga Schalke, por 21-vjeçari nuk do të jetë përforcimi i fundit.

Maldini dhe Massara janë në kërkim të një mesfushori që nga fillimi i afatit kalimtar dhe emri i fundit që është në shënjestrën e tyre është Aster Vranckx.

Belgu është shumë pranë transferimit në San Siro, por Calcio Mercato shkruan se Milan synon transferimin edhe të një tjetër mesfushori.

Calcio Mercato, shkruan se Milan ka nisur bisedimet me Real Betis për transferimin e William Carvalhos.

Portugezit i skadon kontrata me Betisin verën e ardhshme dhe Rosonerët janë optimist se marrëveshja mund të arrihet për 7-8 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here