Goditje në ditën e fundit të merkatos: Hector Bellerin transferohet në Serie A

Hector Bellerin në Serie A.

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin është pranë largimit nga Emirates, sipas raportimeve të fundit.

Spanjolli nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetas dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Interesim për Bellerin kanë shfaqur Barcelona, Villarreal dhe Betis, por klubet spanjolle nuk dëshirojnë të paguajnë asnjë qindarkë për kartonin e 27-vjeçarit.

Kontrata e Bellerin me Arsenalin skadon vitin e ardhshëm dhe Topçinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë për një shifër modeste.

Mediat spanjolle, shkruajnë se një skuadër e re është përfshirë në garë për Bellerin. Bëhet fjalë për skuadrën italiane Sassuolo.

Sassuolo ia ka ofruar Arsenalit 5 milionë euro dhe Bellerin sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Mapei Stadium.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here