Punë e kryer, Milan siguron përforcimin e fundit për këtë merkato.
Milan ka kryer goditjen e fundit për këtë afat kalimtar, sipas raportimeve të fundit.
Gazetari i njohur për transferime, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Milan dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për huazimin e Sergino Dest.
Dest do t’i bashkohet Rosonerëve në formë huazimi për një vit me opsion blerjeje për 20 milionë euro.