Një yll dhe 120 milionë euro: Rafael Leao largohet nga Milani

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Rafael Leao është njëri nga lojtarët që shpërtheu sezonin e kaluar te Milani duke realizuar 14 gola dhe 12 asistime 42 ndeshje.

Portugezi ishte njëri nga lojtarët kyç që ndihmoi Rosonerët ta fitojnë Scudetton dhe me paraqitjet e tij ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Chelsea është skuadra që ka bërë më së shumti përpjekje për ta transferuar Leaon dhe Blutë e Londrës kanë gati ofertën tunduese për Milanin.

Londinezët ia kanë ofruar Milanit 120 milionë euro dhe kartonin e njërit prej dyshes Pulisic-Ziyech.

Merkato mbyllet sot në ora 4 dhe mbetet ta shohim nëse Rosonerët do ta pranojnë ofertën e Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here