Milan nuk ka të ndalur: Pas Dest, Rosonerët transferojnë edhe yllin 40 milionësh

Lajm bombastik nga Italia, Rosonerët transferojnë edhe një tjetër yll.

Milan ka siguruar sot shërbimet e Sergino Dest në formë huazimi me opsion blerjeje.

Mbrojtësi amerikan ka zbarkuar në Milano për të kryer testet mjekësore dhe së shpejti pritet të firmos me Rosonerët.

Por sipas mediave italiane, Milan është duke tentuar edhe një goditje surprizë në orët e fundit të merkatos.

Sipas Calcio Mercato, Milan ka nisur bisedimet me Chelsea për afrimin e Christian Pulisic.

Pulisic nuk bën pjesë në planet e Tuchel dhe Rosonerët synojnë huazimin e tij me opsion blerjeje.

Calcio Mercato, shkruan se ky operacion është mjaftë i vështirë pasiqë nuk ka mbetur mjaftueshëm kohë për të gjetur formulën e këtij operacioni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here