Tifozët nuk harrojnë: Acerbi është ultras i Milanit që ia rrëmbeu titullin Interit dhe qeshi

Inter ishte në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndërsa Neroaxurët dje zyrtarizuan afrimin e Francesco Acerbit.

Simone Inzaghi e transferoi Acerbin te Interi, pasiqë e njeh atë mjaftë mirë atë nga koha te Lazio, por ky afrim nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve.

Acerbi nuk e ka fshehur se është tifoz i Milanit, madje ka deklaruar se i ka ndjekur ndeshjet e Rosonerëve me ultrasit në stadium.

“Jam tifoz i Milanit. Në të kaluarën kam qenë pjesë e ‘Fossa dei Leoni’ (ultrasit e Milanit). Me shokë i kam ndjekur ndeshjen e Milanit në stadium. Ndeshja e fundit që e kam ndjekur si ultras ishte ajo e Champions League në vitin 2007 Milan-Manchester United”, kishte deklaruar Acerbi para disa viteve në intervistë për Gazzetta dello Sport.

Acerbi gjithashtu ka qenë pjesë e Milanit në të kaluarën. Ai e ka veshur fanellën e Rosonerëve gjatë sezonit 2012/13.

Por edhe një tjetër detaj që nuk mund ta kapërdijnë tifozët e Interit është ndeshja Lazio-Milan sezonin e kaluar.

Deri në minutën e 92-të rezultati ishte 1-1, por falë gabimit të Acerbit Milan arriti ta fitojë ndeshjen. Përveç kësaj kamerat e kapën Acerbin duke qeshur pas gabimit që kishte bërë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here