Si e motivoi Pioli skuadrën para derbit me foton e Calhanoglut

Sky Sport ka zbuluar një veprim të Stefano Piolit për ta motivuar skuadrën para derbit me Interin.

Një gjë është e sigurt. Derbi i mbrëmshëm, pavarsisht rezultatit ishte një ndeshje spektakolare.

Milan zbriti në fushë me më tepër etje për ta fituar derbin dhe në fund përpjekjet e tyre dhanë rezultat.

Që në minutat e para të derbit, ishte e qartë se do të ishte një ndeshje e zjarrtë. Mos shtrengimi i duarve mes Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglut gjeneroi shkëndijat e para.

Sky Sport, ka zbuluar një prapaskenë para derbit me Stefano Piolin dhe Hakan Calhanoglun si protagonist.

Disa ditë para derbit, Stefano Pioli e kishte vendosur fotografinë e Calhanoglut në dhomat e zhveshjes në Milanello për të motivuar lojtarët e tij. Turku bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe ti bashkohet Interit.

Pioli ia tregoi lojtarëve të tij foton e Calhanoglut me deklaratën e turkut para derbit: “Jemi të etur për fitore”. Ky veprim i Piolit i ka motivuar edhe më tepër lojtarët e Milanit për derbi.

Synimi i Piolit ishte që lojtarët e tij të fokusohen në fushë dhe jo te intervistat. Ky veprim i tij dha rezultat. Milani e dominoi ndeshjen, ndërsa Calhanoglu nga ana tjetër u shpall lojtari më i dobët i ndeshjes.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here