Lajm bombastik nga Italia, Simone Inzaghi largohet nga Interi.
Inter mbrëmë u mposht nga Bayerni i Mynihut me rezultat 0-2 në ndeshjen e parë të grupit C në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Inzaghit zhgënjeu përsëri me paraqitjen dhe strategu italian duket se i ka ditët e numëruara në Meazza.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se drejtuesit e Interit janë duke e konsideruar shkarkimin e Inzaghit, madje kanë gjetur edhe zëvendësuesin.
Sipas Calcio Mercato, në rast se Inzaghi shkarkohet, Neroaxurët planifikojnë që t’ia besojnë stolin Thiago Mottas.
Motta u largua nga Spezia në Qershor të këtij viti pasi arriti ta mbajë klubin në Serie A.