Po shkëlqen këtë sezon: Kvaratskhelia bën transferimin e karrierës për 70 milionë euro

Khvicha Kvaratskhelia bën transferimin e karrierës.

Sulmuesi gjeorgjian, Kvaratskhelia është njeriu i momentit te Napoli. Napoli mbrëmë e shpartalloi Liverpoolin me rezultat 4-1, ndërsa Kvaratskhelia ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë.

Kvaratskhelia u transferua te Napoli për 10 milionë euro nga Dinamo Batumi dhe në 6 ndeshje të luajtura ka realizuar 4 gola dhe 2 asistime.

Paraqitjet e 21-vjeçarit nuk kanë shpëtuar pa u vënë re nga gjigantët europian, ndërsa Calcio Mercato ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Kvaratskhelia ka përfunduar në shënjestrën e Chelsea.

Blutë e Londrës kanë kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Napolit, pas kërkesave të larta të Milanit për Leaon.

Drejtuesit e Chelsea do ta ndjekin me vëmendje Kvaratskhelia dhe në rast se vazhdon me paraqitjet e mira do të hidhen në sulm verën e ardhshme.

Calcio Mercato, shkruan se për ta lënë të lirë Kvaratskhelian, De Laurentiis do të kërkojë 60-70 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here