E bujshme: Caglar Soyuncu në janar te gjiganti italian

Caglar Soyncu drejt transferimit në Serie A.

Qendërmbrojtësi turk, Caglar Soyuncu pritet të largohet nga Leicester në merkaton e janarit.

26-vjeçari ishte pranë largimit nga King Power Stadium gjatë kësaj vere, por kërkesat e larta të Dhelprave zmbrapsën klubet e interesuara.

Vlera e Soyuncu në treg është 40 milionë euro, ndërsa kontrata i skadon verën e ardhshme.

Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero dhe në janar janë të gatshëm ta lënë të lirë për 15 milionë euro.

Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian Juventus, Inter dhe Roma.

Mbetet ta shohim se te cili gjigant italian do të transferohet Soyuncu, por një gjë është e sigurt, turku nga janari do të luaj  në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here