E bujshme: Suso rikthehet në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian

Suso nga janari përsëri në Serie A.

Sevilla e ka nisur në mënyrë katastrofale sezonin e ri duke arkëtuar vetëm pikë në katër ndeshje të luajtura.

Andaluzianët u mposhtën nga Manchester City në Champions League me rezultat 0-4 dhe në janar priten ndryshime të mëdha në Sanchez-Pizjuan.

Njëri nga lojtarët i cili pritet të largohet nga Sevilla në janar është sulmuesi 28-vjeçar Suso.

Monchi planifikon ta nxjerr në shitje dhe sipas raportimeve të fundit interesim për Suson ka shfaqur Lazio.

Sarri e pëlqen shumë spanjollin dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij në merkaton e janarit.

Suso ka luajtur në Serie A për pesë sezone si futbollist i Milanit dhe i Genoas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here