Bombë: Morata rikthehet në Serie A, por te rivalët e Juventusit

Alvaro Morata përsëri në Serie A.

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata mund të rikthehet përsëri në Serie A, raportojnë mediat italiane.

Morata e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke realizuar 3 gola në 6 ndeshje të luajtura.

Falë formës së mirë që po kalon, Morata ka rikthyer vëmendjen e gjigantëve europian dhe Calcio Mercato, shkruan se Milan do të tentojë transferimin e spanjollit verën e ardhshme.

Divock Origi po rezulton një transferim i dështuar, ndërsa Giroud sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro verën e ardhshme.

Maldini e ka piketuar Moratan si përforcimin ideal edhe për faktin se kontrata me Atleticon i skadon në vitin 2024 dhe mund ta transferojnë për 15 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here