Bombë: Allegri bën gati valixhet, Juventus ka gjetur trajnerin e ri

Lajm i bujshëm nga Italia, Massimiliano Allegri largohet nga Juventusi.

Juventus mbrëmë barazoi ndaj Salernitanas me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së 6-të në Serie A.

Edhe përkundër polemikave të shumta në fundin e ndeshjes, skuadra e Allegrit bëri një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke shkruar se Andrea Agnelli është duke konsideruar shkarkimin e Allegrit.

Juventus renditet në pozitën e 8-të në Serie A dhe për Agnellin rezultatet e dobëta janë të pa tolerueshme këtë sezon.

Biankonerët janë në kërkim të trajnerit të ri dhe favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës është Thomas Tuchel.

Përveç Tuchel, në listën e Agnellit është edhe Zinedine Zidane, por ky i fundit e ka refuzuar disa herë Zonjën e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here