Lajm i bujshëm nga Spanja, Geoffrey Kondogbia rikthehet në Serie A.
Mesfushori i Atletico Madrid, Kondogbia sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Wanda Metropolitano në merkaton e janarit.
Francezi sezonin e kaluar ishte një lojtarë kyç në skuadrën e Diego Simeones, por këtë sezon ka rënë në plan të dytë duke luajtur vetëm në tre ndeshje.
Kondogbia dëshiron largimin nga Atletico dhe mediat spanjolle shkruajnë se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma.
Jose Mourinho është në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës dhe Kondogbia do të ishte profili ideal.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Kondogbia, Roma pritet të paguaj 15 milionë euro.