Një super yll dhe 120 milionë euro: Rafael Leao transferohet te Manchester City

Oferta tunduese ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Rafael Leao është njeriu i momentit. Pas sezonit mbreslënës duke u kurorëzuar në fund me titullin kampion i Italisë, portugezi po vazhdon me paraqitjet e tij fantastike.

Leao e ka nisur sezonin e ri me 3 gola dhe 4 asistime në 7 ndeshje të luajtura, duke çmendur kështu gjigantët europian.

Përveç Chelsea, në garë për Leaon janë përfshirë Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se drejtuesit e Milanit janë të gatshëm ta lënë të lirë Leaon në rast se City ia ofron në operacion kartonin e Julian Alvarez.

Alvarez ka realizuar 3 gola në 7 ndeshje të luajtura me Cityn këtë sezon dhe Maldini e sheh argjentinasi si zgjidhjen ideale për vijën e sulmit.

Përveç kartonit të Alvarez, Milan do të arkëtonte 120 milionë euro nga largimi i Leaos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here