Lajm i bujshëm nga Italia, N’Golo Kante transferohet në Serie A.
Mesfushori francez, Kante pritet të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit pasiqë i skadon kontrata me Chelsea.
Kante është duke u rikuperuar nga lëndimi, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm në dy ndeshje.
31-vjeçari nuk planifikon ta rinovojë kontratën dhe sipas raportimeve të fundit nga Italia, nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë Juventus dhe Milan.
Dy gjigantët italian janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës dhe Kante do të ishte goditja ideale.
Calcio Mercato, shkruan se nuk përjashtohet mundësia që Juventus ose Milan ta transferojnë Kanten në merkaton e janarit për një shifër modeste.