Lajm i bujshëm nga Italia, Andrea Agnelli ka vendosur që ta shkarkojë Massimiliano Allegrin.
Massimiliano Allegri është trajneri më i përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pas rezultateve të dobëta në sezonin e ri.
Juventus renditet në pozitën e tetë në Serie A pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, ndërsa në Champions League kanë pësuar dy humbje.
Tifozët e Zonjës së Vjetër janë të revolutuar dhe po kërkojnë shkarkimin e Allegrit, ndërsa në përkrahje të tij ishte vetëm presidenti Agnelli.
Por sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Agnelli ka ndryshuar mendim dhe ka vendosur që ta shkarkojë Allegrin.
Vendin e Allegrit do ta zërë ish-trajneri i Biankonerëve, Antonio Conte. Bisedimet kanë filluar marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.